Fryerja e qirinvje të tortës, nuk ka qenë aq emocionuese për aktoren amerikane, Nicole Richie.

Kjo e fundit, ishte duke fryrë qirinjtë në vigjilje të ditëlindjes së saj të 40-të, kur flokët e saj përfshihen aksidentalisht nga flakët.

Flokët ndizen me shpejtësi dhe aktorja reagon e trembur.

“Deri tani 40 janë zjarr,” shkruan ajo krahas videos së postuar në Instagram.