Gazetari Artan Hoxha duke komentuar vrasjen e minoritarit grek Kostandinos Kaçifas ka folur edhe në lidhje me reagimin e banorëve të Bularatit pas ngjarjes tragjike. Sikurse shkruhet në media, banorët e kanë quajtur të padrejtë ekzekutimin e Kaçifas.

Mirëpo Hoxha ka thënë se deklaratat e tyre janë të varura nga pensionet që marrin nga shteti grek.

“Bëra një reagim ku kujtova edhe historinë. Ku iu referova këtyre organizatave terroriste. Kanë qenë banorët e Bularatit që kanë njoftuar policinë. Sot janë të detyruar të flasin kundër policisë, për shkak të pensioneve”, tha Hoxha.