Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.

Sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.

Mësohet se autobusi drejtohet nga shtetasi me iniciale I. F..

Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.