Jo vetëm Berlini grindet për para, por edhe Brukseli. Komisioni Europian parashikon të rrisë buxhetin e BE me 66 miliardë euro. Qeveria gjermane kërkon që të kursehet.
Edhe në Bruksel ka grindje për paratë. Komisioni Europian është instanca që mbikqyr paratë në BE. Tani ai kërkon që të përcaktojë qartë e sa fonde mund të shpenzohen në katër vitet e ardhshme. KE planifikon një shumë stratosferike: më shumë se 1 bilionë euro. Por kjo nuk mjafton. Ekspertët e KE dhe presidentja, Ursula von der Leyen kërkojnë nga instanca e Kuadrit Financiar Afatmesëm një shtesë me 66 miliardë euro, raporton DW. Me argumentin që e njeh edhe Berlini zyrtar, se jemi në gjendje emergjence: Lufta në Ukrainë, presioni i migracionit dhe pasojat e pandemisë. Në 66 miliardë eurot bëjnë pjesë 50 miliardë euro për Ukrainën dhe 16 miliardë për migracionin dhe mbrojtjen e kufijve.
Gjermania: BE të kursejë në vend tjetër
Gjermania që bën pjesë ndër pagueset neto të BE-së, në një rast të tillë do duhej të jepte më shumë fonde. Këtë nuk e do qeveria e Olaf Scholzit. Aspak pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. (Sipas vendimit, qeveria gjermane nuk mund të përdorë me qëllim tjetër 60 miliardë eurot si kredi të rezervuara nga koha e pandemisë shën. red.). Berlini thotë që BE të kursejë në vende të tjera. Pastaj ka edhe vende neto marrëse si Spanja apo Greqia. Ato marrin para nga fondet europiane më shumë se sa japin. Prandaj rritja që kërkon BE është për to e mirëpritur. Masat për mbrojtjen e kufijve do të përdoren me këto fonde. Prandaj ato e mbështesin këtë rritje buxhetore. Vendet marrëse neto kundrejt paguesve neto të BE.
Në Brukel ndërkohë nuk ka debate për gjetjen e një ujdie si në Berlin. Secili pret për tjetrin, askush nuk bën një hap përpara. Kjo është e rrezikshme, sepse koha po mbaron dhe kërkohet një kompromis. Asnjë ujdi nuk do të vinte në diskutim ndihmat miliardëshe për Ukrainën: 50 miliardë euro. Ukraina paguan me to mësues, mjekë, spitale. Askush nuk dyshon që Ukraina ka nevojë për këto ndihma. Këtë e ka theksuar edhe kancelari, gjerman, Olaf Scholz në një deklaratë të fundit qeveritare në Berlin. Komisioni Europian, KE duhet të kursejë diku tjetër.
Presioni i kursimeve: Vendet marrëse të fondeve të BE janë kundër
Këto kursime nuk i duan vendet marrëse neto në BE. Argumenti i tyre: më shumë para për Ukrainën, por më pak për vendet që luftojnë me migracionin – kjo nuk pranohet. Italia e prekur, thotë se nuk mund t’ua shpjegojë qytetarëve të saj, se pse ndihmat për Ukrainën janë më rë rëndësishme, se ndihmat për rajonet kufitare italiane që luftojnë me fluksin e refugjatëve. KE nuk pranon që të ndajë ndihmat për Ukrainën nga ndihmat e tyre.
Asnjë ujdi në horizont
Deri tani nuk duket se ka shanse për një ujdi. As në samitin në javën e ardhshme nuk pritet ujdi. Kështu rrezikon një skenar që askush nuk e do: Që ndihmat për Ukrainën të rrezikohen, sepe BE paralizon veten me negociatat për buxhetin, dhe askush nuk lëviz nga pozicionet. Politika po bëhet sipas motos: kush lëviz i pari, ka humbur.