Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ka folur për problemet që ka me shëndetin gjatë një interviste “Ëeekend” në Klan Kosova.
Artistja u shpreh e mërzitur teksa njoftoi se për shkak të një përkeqësimi në qafën e saj nuk mund t’i kthehet sërish skenës së afërmi.
“Kam pasion vallëzimin dhe ndihem shumë keq. Unë kam problem në qafën time, prej shumë vitesh për shkak të vallëzimit që kam bërë në skenë, në koncerte të ndryshme të miat dhe kam pasur një lëndim në qafën time, kam bërë trajtime, po nuk më kanë bërë dhe aq mirë. Kam menduar që është shëruar qafa, dhe tani që po dua të kthehen në skenë, e dua të bëj klipe të reja dhe këngë të reja, kam shkuar dhe kam marrë valltarë për të bërë trajnimet për skenë dhe më është lënduar qafa shumë. Për këtë arsye është anuluar videoklipi.”-tha ajo./Radar.al





