Një çift shqiptar janë kapur dje me 15 kg marijuanë në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.
Gjatë kontrollit, në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.
Nuk bëhet publike mosha e tyre, ndërsa mësohet se operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët.





