Një vajzë e mitur dhe gjyshi i saj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi te pallatet “Malazjane” në kthesën e Kamzës, ku 77-vjeçari me iniciale Xh.K. dhe mbesa e tij 5-vjeçare A.K. po kalonin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, kur u përplasën nga një automjet.
Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin Ushtarak, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale I.H., i cili lëvizte me një makinë Volkswagen është shoqëruar në ambientet e policisë, ku po kryhen veprimet procedurale.





