Një emigrant i paligjshëm nga vendet e lindjes së mesme të cilët kanë qenë duke kaluar kufirin në Trestenik të Devollit, është kafshuar nga gjarpri.
Fillimisht emigranti ka marrë mjekim më spitalin e Bilishtit. Ajo që konfirmojnë bluzat e bardha është se ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën ndërsa burime nga policia theksojnë se ai është një emigrant përsëritës.
Ka shkelur disa herë në tokën tonë dhe është kthyer mbrapsht por kjo nuk e ka ndalur që ai të rikthehet përsëri për të provuar fatin drejt BE.
Duhet thënë se Tresteniku është një nga zonat më të frekuentuara nga emigrantët si një nga pikat kyçe që ndjekin për të hyrë në vendin tonë dhe më pas të kalojnë drejt vendeve të BE.





