Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar.

Policia njofton se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit kur është përplasur.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.