Një aksident ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”, ku një 28-vjeçar me iniciale I.Q, është aksidentuar nga një kamion.

I riu i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga mjeti, i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin.

Mësohet se i riu ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar teksa shoferi i ka rënë borisë.

28-vjeçari i aksidentuar është transportuar menjëherë për në Spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesi i kamionit, 26-vjeçari me iniciale K.Sh është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.