Aksident në qendër të Fierit. Mësohet se një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa kalonte te vizat e bardha.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur, apo dhe shkaqet e aksidentit. Policia po heton ngjarjen.