Një aksident është regjistruar ditën e sotme përballë Doro City në zonën e Unazës në Tiranë.

Mësohet se nga ky aksident ka mbetur e plagosur një e moshuar.

E moshuara është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Mësohet se një automjet e ka hedhur disa metra të moshuarën, e cila madje është mbuluar nga një pellg gjaku. Ajo është transportuar në spital por duke dihet gjendja e saj shëndtësore.