Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar projektin e ri për të nxitur punësimin nëpërmjet ridimensionimit të rolit të zyrave te punës, në prezencë të sipërmarrësve të ndryshëm.
Sfida jonë është shumë e madhe, papunësia është duke u ulur por është ende aty, ka deklaruar Ahmetaj.
"Ka ardhur koha të mos presim sipërmarrjen të vijë në zyrat e punës. Ka 657 mijë vende pune, jo thjesht statistika. Njerëz konkretë që shkojnë në punë të përditshme dhe kanë të ardhura nga puna e tyre. Janë mbi 200 mijë vende të reja pune, 39% e vendeve të punës të krijuara në vitet e fundit. Shifrat janë kokëforta, por zyrat e punës do të duhet të kthehen në zyra që japin jetë. Sfida jonë është shumë e madhe, papunësia është duke u ulur por është ende aty. Sipërmarrja ka deklaruar 36 mijë vende të lira pune, kërkesa të drejtpërdrejta të tyre."





