Shtatë trupa janë gjetur në një pronë në një qytet të vogël në Oklahoma gjatë një kërkimi për dy adoleshentët e zhdukur.
Gjatë kërkimeve të dy adoleshentëve Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer, 16 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur, policia njoftoi se zbuloi trupat e 7 personave të tjerë të paidentifikuar, të cilat u gjetën po ashtu të pajetë.
Trupi i njërit prej viktimave i përkiste Jesse McFadden, ku sipas policisë është një kriminel dhe maniak seksual me të cilin dyshohet se kanë udhëtuar vajzat.
Autoritetet ende nuk i kanë identifikuar trupat e viktimave të tjera. Policia nuk ka bërë të ditura as pistat ku po hetohet për këtë ngjarje.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rastin apo shkakun e vdekjes së viktimave, por bëhet me dije se kanë qenë prindërit e adoleshenteve që kanë lajmëruar policinë për humbjen e kontakteve me to.
Dyshohet se vajzat kishin kaluar edhe fundjavën me McFadden, për të mos u kthyer më në shtëpi.
Shkollat Publike Henryetta pas humbjes së adoleshenteve kanë postuar në Facebook lajmërimin se do të mbanin zi për vdekjen e disa prej nxënësve të saj.