Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Ishull, të Lezhës, ku është vrarë një efektiv i policisë.
Mësohet se viktima është 44-vjeçari Saimir Hoxha,
Policia e Lezhes në një informacion paraprak bëri me dije se oficeri është qëlluar teksa ishte me grupin e kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





