Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë me dije se ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Ohri” në lagjen nr.15 në njësinë administrative nr.6, zonë e njohur ndryshe si “Durrësi i ri”.

Ndërsa janë raportuar kontestime të shumta nga ana e qytetarëve, kryesisht në lagjen nr.13 të qytetit, në lidhje me rikonstruksionin e rrugëve pa u sistemuar rrjeti i kanalizimeve, Sako ka theksuar se “rehabilitimi i kësaj rruge 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë përfshin sistemimin e kanalizimeve, shtrimin me asfalt, trotuaret dhe ndriçimin“.

Postimi i plotë:

Po kryejmë një sërë investimesh në të gjithë bashkinë e Durrësit në shërbim të qytetarëve.

Ka përfunduar rikonstruksioni 🚧 i rrugës “Ohri” në 📍lagjen 15 në njësinë administrative nr.6 duke ju përgjigjur kërkesës së banorëve.

Rehabilitimi i kësaj rruge 8️⃣0️⃣0️⃣ metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë përfshin sistemimin e kanalizimeve, shtrimin me asfalt, trotuaret dhe ndriçimin.

Rikonstruksioni i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 1300 banorëve të kësaj zone.✅