Një alarm u ngrit në Tajlandë të premten kur një avion i vogël policie u rrëzua pranë bregut të qytetit turistik Hua Hin. Mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetnën gjashtë persona.
Avioni i departamentit të policisë së aviacionit u rrëzua në det menjëherë pas ngritjes, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua. Policia tha se aksidenti ndodhi teksa avioni po kryente një fluturim provë për stërvitje me parashutë kur pësoi një dështim të motorit.
Sipas Thenationthailand, avioni u rrëzua në det, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të pesë pasagjerëve dhe plagosjen e rëndë të një oficeri, i cili më vonë përfundoi në spitalin Hua Hin. Autoritetet konfirmuan se gjashtë oficerë ishin në bordin e avionit, duke përfshirë pilotë, inxhinierë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Hetimet fillestare tregojnë se motori filloi të mos funksiononte menjëherë pas ngritjes, duke bërë që avioni të rrëzohet në det. Ekipet e emergjencës dhe Forcat Ajrore vazhdojnë hetimet për shkaqet e sakta të rrëzimit.