Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke kryer veprime me të turpshme me një vajzë të mitur.

29-vjeçari u ndalua në rrugën “Gazmend Zajmi”, në kryeqytet, brenda në automjetin e tij së bashku me vajzën në fjalë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin F. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia.