Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në anë të rrugës në komunën e San Giuliano, të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se i riu është identifikuar si Besmir Shala.

Dëshmitarët të cilët e gjetën në vendngjarje, thanë se e panë 29-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe vunë re se ai nuk po lëvizte. Kur u afruan, pranë trupit të tij panë dhe një motor tip skuter me të cilin ai lëvizte.

Policia dhe autoambulanca ka shkuar menjëherë, por fatkeqësisht i riu nuk kishte shenja jete.

29-vjeçari shqiptar e kishte kaluar mbrëmjen me të dashurën e tij, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vijojnë.