Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë interpelancës me kryeministrin Edi Rama në Kuvend u shpreh se 816 tonë mbetje po kthehen në Portin e Durrësit.

Deputeti demokrat u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por theksoi se ky është një aktivitet kriminal.

“Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 tonë mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit”, tha ai.

Ndërsa shtoi se mbetjet që po kthehen në vend janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Gazment Bardhi: Me ju aty sipër, mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy anije nga Porti i Durrësit po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte.

Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse.

Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 tonë mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit.

Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokolaj shpk licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjet kanë të bëjnë me fabrikën Kurum.

Në muaj prill nga porti i Durrësit janë nisur për në Kinë disa tonë mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen.

Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal.

Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimesh kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit? Qeveria ta kishte sqaruar menjëherë.

Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk bën transparencë.