Tre persona humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibop.
Automjeti i tyre tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal në anë të rrugës.
Shoferi dhe dy pasagjerët humbën jetën pasi u mbytën në ujë. Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Fisnik Murataj, ndërsa njëri prej pasagjerëve si Agustin Xhaxhaj.
Mbetet ende e paidentifikuar gruaja që ka qenë në makinë. Ata po ktheheshin nga një dasmë dhe po udhëtonin drejt Greqisë, ku jetonin dhe punonin prej vitesh.





