Të gjithë vendet e BE ka marrë në dorëzim dozën e parë të vaksinave anti-covid dhe se nga nesër nis vaksinimi në të gjithë vendet e unionit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sot BE kthen faqen e një viti të vështirë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe se vaksina është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.
“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina kundër COVID-19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjithë BE-në. Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Von der Leyen.





