Një ngjarje e frikshme ka ndodhur dje pasdite në Divjakë, ku autobusi i nxënësve në fshatin Kryekuq ka marrë flakë.
Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autobusi ka qenë duke transportuar fëmijët nga shkolla për në shtëpi.
Fatmirësisht, fëmijët kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar.
Sipas banorëve, mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje jo të mirë.





