Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mesditë në Spitalin Infektiv në Tiranë.  Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte e infektuar me Covid-19.

Raportohet se viktima është 28-vjeçarja Emanuela Dalipi, e cila ishte në muajin e 5 të shtatzënisë.

NewsBomb shkruan se e reja ndodhej në spital prej 3 ditësh, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte konfirmuar me koronavirus rreth një javë më parë.

Ajo ka qëndruar për disa ditë në banesë, dhe është munduar të shmangë kurimin, për shkak të frikës se mund të dëmtonte fëmijën.

Por gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar dhe ajo u dërgua me urgjencë në reanimacion. Aty mjekët tentuan të heqin fëmijën, për t’i shpëtuar jetën 28-vjeçares, por ajo ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të hemoragjisë.