Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në lumin Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, një 9-vjeçar me inicialet P.Ç është mbytur aksidentalisht teksa lahej në këto ujëra.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç,  banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.