Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.