Një portofol me një shumë të konsiderueshme Eurosh, kartash bankare dhe dokumentesh të tjera të rëndësishme i janë dorëzuar një çifti turistësh në Rinas.
Portofoli është gjetur nga punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas në vendparkimin e automjeteve në aeroport dhe i është dorëzuar turistëve nga Franca.
Dyshja po largoheshin nga Rinasi pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.
Të surprizuar, ata falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për gjestin human dhe korrektësinë.