Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën me 12 kg kanabis. Në pranga ranë Pandeli Gjylapi, Stavri Fani dhe Lorenc Çipi.
Më datë 29.04.2017, në lagjen nr. 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi. Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2,6 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Këta shtetas kanë tentuar të hedhin edhe 1 qese farmaceutike me peshë 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në vijim të kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,
1(një) peshore elektronike me ngjyrë jeshile,
disa qese të ndryshme farmaceutike.
1(një) grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Eurosh, dhe 237.500 lekë të rinj me prerje të ndryshme.





