Një 56-vjeçar është mbytur në një kanal vaditës në fshatin Drizë-Myrtezaj të Fierit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Fiqeri Muhameti 56-vjeç, banues në Drizë.
Dyshohet se ai po lëvizte me biçikletë në fshat dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
“Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





