Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës Pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të jetë pa pronar.
E mitura ka qenë duke në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.





