Një 57-vjeçar me banim në Lezhë është lënduar teksa lyente me bojë një anije në bazën ushtarake të Pashalimanit, shtetasi P.L., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skelat dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Ai është dërguar në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum, shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.