4 shtator 2015 – Një 42-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga kati i dytë i një banese, të cilën po e lyente.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi P.Z., dy ditë më parë ka qenë duke lyer shtëpinë e 53-vjeçarit I.Xh. në momentin kur u rrëzua.
Pas aksidentit, 42-vjeçari është dërguar drejt Spitalit Ushtarak Tiranë në gjendje serioze për jetën. Por, ai nuk mundi të shpëtonte dhe mësohet se ka ndërruar jetë një ditë më vonë, më 3 shtator.
/S.L. portali DurresLajm/