Policia e Poliçanit ka evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Autorët F.I., 65 vjeç dhe R.I., 33 vjeç banues në fshatin Zgërbonjë në Poliçan, janë arrestuar në flagrancë pasi iu gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar si kanabis në brendësi të ullishtes së tyre.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.





