Gjykata e Tiranës ka marrë masën “arrest shtëpie” për 24-vjeçarin Leonard Berisha, i cili pak ditë më parë dhunoi mjekun e QSUT-së Petrit Gjorgji.

Bëhet me dije se para gjykatës 24-vjeçari është shprehur se është jetim dhe se mjeku po i rrihte gjyshin.

“Mjeku po më rrihte gjyshin, reagova. Jam jetim, jam rritur me gjyshin. Vetëm gjyshërit kam, ai është 80-vjeç. Jam shumë i penduar, por po më rrihte gjyshin”- ka thënë i riu para gjykatës.

Pasi Berisha është shprehur i penduar Gjykata ka marrë vendimin për arrest shtëpie.

Kujtojmë që 24-vjeçari u arresta dy ditë më parë pasi kishte dhunuar mjekun.