Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për Ilir Ashikun, i dënuar nga gjykata italiane me 10.7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje.
Ashiku u kap në rajonin e Scandiano-s, Reggio Emilia, ku po qëndronte me identitet fals. Ai aplikoi për leje qëndrimi dhe pasi oficerët e policisë së emigracionit nisën verifikimet ndaj tij, zbuluan se identiteti ishte fals.
Agjentët e policisë shkuan për ta arrestuar dhe e gjetën shqiptarin në shtëpinë e motrës së tij, duke marrë rreze dielli në kopshtin e banesës.





