Një 56-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Bëhet me dije se shtetasi Artan Pollo ka qenë duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij dhe është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.

Ndërkohë që në vendin ku ka vdekur Pollo kanë shkuar hetuesit, për të parë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.