Kryetari i Partisë së Egjiptianëve dhe Romëve të Shqipërisë, Rivelino Çuno, ka reaguar nëpërmjet një deklarate pë media, për nëpërkëmbjen që i bëhet këtyre komuniteteve. Ai bën thirrje që ata të ngrenë zërin për të drejtat që i takojnë.
Deklarata e plotë:
Pse protestojmë ?
Sepse ne jemi një komunitet i diskriminuar, i paintegruar, i pa përfaqësuar . Ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, vuajmë nga diskriminimi dhe varfëria, për shkak të ngjyrës dhe paragjykimeve raciale. Vuajmë dhe vuajmë shumë. Kjo është e vërteta.
Edhe kur krijojmë munësi vetëpunësimi, vjen Bashkia e Tiranës dhe na terheq zvarrë . Vjen Qeveria e na tërheq zvarrë .
Ne jemi minoritet. Jemi të diskriminuar. Jemi të varfër. Me ne, Bashkia, Qeveria, Institucionet duhet të komunikojnë e sillen në mënyrë të posaçme.
Kur na vjen rruspa e Bashkisë dhe dhuna e policisë, neve nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të protestojmë e ngremë zërin.
Na kanë burgosur pse jemi të varfër e nuk paguajmë dot fatura, na kanë hequr buken e gojës, na kanë vënë prangat se kemi bëre shtëpi halli pa leje.
Nuk na kanë lënë asnjë shteg tjetër perveç protestës. Egjiptianët dhe Romët e Shqiperise nuk janë më vetëm. Kanë Partinë e tyre.
PEISH është Partia e Egjiptianëve dhe Romëve të Shqipërisë dhe do ta ngrejë lart zërin e tyre. Do t’i përfaqësojë ata. Do të jetë në shesh proteste me ta, në tryeza bisedimi për ta. Askush nuk do të lejojë më që të na nëpërkëmbin e diskriminojnë. PEISH do të jetë zëri dhe fuqia e cdo egjiptiani dhe romi në Shqipëri.





