Khloe Kardashian është vendosur në qendër të vëmendjes me urimin për ish-bashkëshortin e motrës së saj Kim Kardashian, Kanye West. Ylli i KUWK shkoi në Instagram disa fjalë të papritura shumë të përzemërta për reperin në ditëlindjen e tij.
Khloe publikoi një foto të vjetër në plazh krah të dashurit Tristan Thompson, dhe Kim me Kanye, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vëllait tim për jetën !!! Kalofsh ditëlindjen më të bukur! Ju dërgoj dashuri dhe bekime të pafundme !!”
Shumë nga ndjekësit e saj kanë mbetur të habitur duke komentuar: “Vëllai për jetë? A nuk u nda me motrën tënde?”, “Çfarë nuk shkon me Kardashians?”, “Mendova se të gjithë u ndanë?”
Shumë nga ndjekësit e mediave sociale të Khloe ishin gjithashtu të habitur se pse Kanye kishte veshur një bluzë, pavarësisht nga fakti se të gjithë ishin në det. Ka nga ata që filluan të aludonin nëse divorci i Kim dhe Kanye po ndodh realisht. Megjithatë, deri tani Khloe nuk ka bërë asnjë reagim sqarues.





