Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi në fshatin Mishtër te Klosit.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.K. Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij, kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.





