Shërbimet e Policisë Durrës vijojnë kontrollet gjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje.

Pushtuan tokën në zonë bregdetare duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e objekteve përkatëse.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Resild Meta, 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit Besard Doci dhe Urim Dama (punëtorë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.