Diva e muzikës e cila ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme muzikore, Madona ka treguar së fundmi për "Vogue Britain" se është ndier gjithmonë nën sulm dhe beteja e fundit është kundër atyre që e gjykojnë atë për shkak të moshës së saj.
Këngëtarja e cila do publikojë albumin e saj "Madame X" muajin e ardhshëm tha:
"Njerëzit janë munduar gjithmonë të më bëjnë të hesht për një arsye apo tjetrën. Kanë thënë që nuk jam mjaftueshëm e bukur, nuk këndoj mirë dhe nuk jam e talentuar. Dhe tani për ta nuk jam mjaftueshëm e re. Përpiqen të gjejnë diçka për të më goditur. Po përballem me moshën dhe po dënohem se mbusha 60-vjeç."





