Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediet italiane, ka gjetur vdekjen nga arma me të cilën kishte qëlluar ndaj karabinierëve.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të Milanos.
Shqiptari, rreth 40 vjeç, po udhëtonte me një makinë të vjedhur, kur nisi të ndiqej nga karabinierët e më pas nga policia rrugore italiane.
Nuk dihet ende nëse në makinë ishte vetëm shqiptari që humbi jetën apo edhe bashkëpunëtorë të tij.
Pasi ishte ndjekur për kilometra të tërë nga policia, 40 vjeçari shqiptar e ndaloi automjetin pranë një lokali në Breshia, zbriti nga makina dhe qëlloi të paktën dy herë në drejtim të policisë.
Më pas nisi të largohej me vrap drejt një rrugice atyre pranë, por fatkeqësisht pengohet, bie dhe nga pistoleta del një plumb që e ka prekur 40 vjeçarin në mjekër, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia italiane ka nisur hetimet ëpr të zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes.





