ontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Aksioni i gjërë po bëhet për rritjen e parametrave të sigurisë.
Në aksione janë përfshirë Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore.
Drejtori i Policisë së Qarkut Ardian Çipa pohoi për Noa.al se grupet me efektivë po kryejnë kontrrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.
Ende nuk ka një bilanc zyrtar për rezultatet.





