7nëntor 2015 – Një aksion për heqjen e rërës me naftë po zhvillohet tani përgjatë bregdetit të Durrësit. Janë rreth 3 km të ndotura nga hidrokarburet e derdhura gjatë natës që në orët e mëngjesit u panë në zonën nga “Iliria” deri në afërsi të Agipit.

Punonjësit e komunales së Plazhit po largojnë me lopata rërën e ndotur, ndërsa mbi det vazhdojnë të notojnë njollat e hidrokarbureve. Hetimet po kryhen me angazhimin e disa strukturave për të zbuluar shkaktarët e kësaj ndotjeje në Adriatik, që vetë ministri i Mjedisit e konsideroi më të rëndën. Shkaku mendohet të jetë mes anijeve që ndodhen në radë. Njëra prej tyre dyshohet se ka derdhur në det mbetjet, në mënyrë të qëllimshme apo si pasojë e një defekti.
/portali DurresLajm/