Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Zjarri që ka rënë në një apartament në katin e 7 dyshohet se e ka shkaktuar një viktimë. Shkak për zjarrin dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë shërbimet zjarrëfikëse ka vendosur të evakuojë banorët e pallatit 7 katësh.

Sipas raportimeve të Opinion.al një fëmijë katërvjeçar dyshohet se gjendet në brendësi të apartamentit në flakë, por ky lajm nuk konfirmohet ende nga policia.