"Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë. Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e padronëve të rinj, eliminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar… Ky është vetëm fillimi!"
Është ky shkrimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, në Twitter teksa komenton ngjarjet fundit, sipas të cilit kanë të bëjnë me luftën për territoret dhe linjat e drogës.






