Arrestohet një 72-vjeçar nga Himara, i cili po ngacmonte një vajzë të mitur, vetëm 11 vjeçe.

Sipas policisë së Vlorës, i moshuari Marko Guma, u arrestua në flagrancë, teksa po kryente veprime të turpshme me të miturën me inicialet M.Th nga qyteti i Himarës, në ambientet e një marketi.