Vazhdojnë operacionet e policisë greke në kufirin greko-shqiptar, kryesisht në zonën Kostur e Follorine.

Së fundmi policia greke ka ndërmarrë një operacion në Follorinë ku kanë arrestuar një shqiptar rreth 30 vjeç.

Ai është vënë në pranga në momentin që futi në makine 1 çantë me 22 pako qe përmbanin 23 kg 134 gram marijuanë që ishin kaluar nga kufiri gjelbër.

Policia sekuestroi dhe 1 celular, ndërsa shpalli ne kërkim bashkëpunëtorët e tij, dy shqiptare 33 dhe 39 vjeç.