(Makina me të cilën udhëtonte viktima)

Humb jetën në mënyrë të papritur një drejtues automjeti, i cili teksa ka qenë duke ecur në një nga rrugët e Kamzës është ndier keq dhe ka pësuar atak kardiak.

Të pranishmit në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë, por kjo nuk ka mjaftuar pasi ai ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet dhe për identifikimin e viktimës.