Katër persona humbën jetën pasi një ortek i mori përpara teksa ngjisnin malin 3600 metra në Alpet franceze.

Një person tjetër mbeti i plagosur, ndërsa ende nuk dihet se sa persona ka pasur në grupin e tyre, për këtë arsye vijojnë ende kërkimet.

Sipas autoriteteve, orteku ishte 500 metra i gjerë dhe zbriti shpatin e malit mbi 1600 metra rënie. Viktimat ishin duke ecur në grupim dhe do të bënin ski nga mali që po ngjisnin.

Asnjë alarm orteku nuk ishte lëshuar nga Météo-France, por paraprakisht dyshohet se nxehtësia dhe era mund të kenë shkaktuar rënien e masivit të borës.

Autoritetet kanë paralajmëruar turistët që vizitojnë zonën të kenë kujdes për të shmangur incidentet.